
Arbër Zeneli ka qenë vendimtar për Kombëaren e Kosovës dhe lëndim i tij ishte gjëja më e keqe që i ndodhi ‘Dardanëve’ gjatë vitit 2019
Zeneli ka regjistruar 18 paraqitje me Kosovën ku ka realizuar 7 gola, raporton Reporteri.net
Por, babai i tij, Avniu tani ka treguar se cili gol i të birit i ka pëlqyer më së shumti.
Goli i shënuar ndaj Bullgarisë ku Kosova barazoi 1-1 në Fadil Vokrri mbetet më i miri për babain e yllit të Kombëtares së Kosovës.
Ndryshe, ‘Rrufeja’ e Kombëtares tashmë ka filluar ta marrë veten pas lëndimit të rëndë dhe në mars pritet të jetë gati për Kosovën në ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/