Sport

Babai i yllit të Kosovës flet për përballjen e madhe, Angli – Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me kombëtaren e Anglisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Ish legjenda e skuadrës së Prishtinës, portieri i njohur Shukri Paqarada, njëherit babai i futbollistit tè Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka folur për këtë përballje në një prononcim për BlicMedia.

“Përballemi në momentet më të mira të dy kombëtareve. Anglia pas Francës duke ja bashkangjit edhe Holandën kanë zhvillimin më të madh në Evropë mund të themi edhe në Botë”, ka thënë fillimiaht Paqarada.

“Kosova pas 15 ndeshjeve pa humbje , moment i veqant për Kosovën dhe këta djelmosha dhe për gjith shikuesit lojë për tu shijuar”, ka vazhduar më tej legjenda e Prishtinës.

“Duke e ditur kualitetin e Anglisë e cila përbëhet prej lojtarëve të ligës më të fort në Botë dhe po ashtu loja me Çekinë na ka kushtuar forc dhe mund ndërsa Anglia ka fituar me Bullgarin pa shpenzuar shumë forc. Pra mundësia e posedimit të topit nga Anglezët do të jetë enorme kjo do një qëndrushmëri dhe koncentrim të jashtzakonshëm çka do të jetë shumë e vèshtir”.

“Siq e kam vërejtur Anglia pas këtyre rezultateve që i kemi do të na merr shumë seriozisht edhe kjo tregon që këta djelmosha kanë arritur shumë që edhe nga një kombëtare si Anglia të kenë respekt për ne”, ka deklaruar ish portieri i njohur.

Gjdo rezultat pozitiv do të jetë senzacion. Unë shpresoj që të arrijnmë tja bëjmë Anglisë sa më të vështirë të na mposhtë, ka përfunduar deklaratën e tij, ish portieri historik i Kosovës tani këshilltar dhe vëzhgus i David Thil, trainer i portierëve në Bundesligë.

Angli – Kosovë, luhet nesër (e martë) me fillim nga ora 20:45. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv