Sport

Babai i Maguires lëndohet nga tifozët në ndeshjen e finales në Euro 2020

Një situatë aspak të mira e ka përjetuar futbollisti i Anglisë, Harry Maguire pasi babai i tij është lënduar nga tifozët pas humbjes së Anglisë në finale kundër Italisë, shkruan Demokraca.com.

Pas ndeshjes u panë disa skena të dhunshme me tifozët që tentonin të futeshin me dhunë në stadium, abuzim seksual ndajë një femre dhe sulm ndaj përkrahësve të Azzurëve pas ndeshjes.

Maguire ka zbuluar se nga tifozët e dhunshëm, babai i tij ka pësuar thyerje të brinjëve, e që ai aktualisht është 56-vjeçar.

“Ishte diçka e frikshme. Nuk ishte një eksperiencë e mirë, e ka tronditur atë. Ishte një moment me fat që nuk e kishte nipin tim me vete, pasi në çdo ndeshje e merr me vete. Babai im ishte shkelur. Unë nuk kam folur shumë me të, por jam i kënaqur që fëmijët e mi nuk shkuan në lojë”, ka thënë Maguires.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina