Sport

Babai i Haaland zbulon arsyen e pathënë pse djali i tij zgjodhi Dortmund para Man Utd

Manchester United humbi garën për nënshkrimin e Erling Haaland sepse i gjithë klubi nuk ishte pas objektivit të preferuar të Ole Gunnar Solskjaer, pretendon babai i yllit norvegjez.

Alf Inge Haaland nuk është i huaj për Djajtë e Kuq, pasi ka hasur në ta në raste të shumta gjatë kohës së tij me Leeds United dhe Manchester City në Premierligë.

Kapiteni i United, Roy Keane bëri një ndërhyrje të tmerrshme në gjurin e tij – çka e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli në moshën 31 vjeç, përcjell lajmi.net.

Në janar, Erling Haaland hodhi poshtë mundësinë për të luajtur te United, duke vendosur të transferohej te Dortmund.

“Asnjëherë nuk e dini se si do të shkonte në klube të tjera. Mund të ketë qenë mirë, gjithashtu”, tha ai për TV2.

“Ne kurrë nuk do të marrim një përgjigje për këtë. Por ne jemi shumë të lumtur me klubet ku ai ka qenë në të”.

“Ju duhet të shkoni në një klub ku i gjithë klubi ju dëshiron, jo vetëm trajneri”.

“Unë mendoj se është gjëja më e rëndësishme, përveç asaj se si ka qenë klubi gjatë pesë ose dhjetë viteve të fundit dhe çfarë drejtimi kanë ndërmarrë ata”, tha ai duke iu referuar klubit anglez.

Postime të ngjajshme
Sport

Challandes shkon edhe më larg: Zvicerani tregon se kur mund të zhvillohet ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore

Sport

Kthim në kohë, viti 1984: Këta ishin yjet e miqësores Kosova e Vushtrrisë - Prishtina

Sport

UEFA tregon se a do të ketë ndryshim të formatit në Ligën e Kampionëve

Sport

Lorik Cana zbulon talentin më të madh shqiptar me të cilin ka luajtur