Sport

Babai i Arbër Zenelit e mohon kategorikisht se ylli kosovar i ka këputur ligamentet

Klubi francez, Reims ka konfirmuar se sulmuesi i tyre dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka pësuar një lëndim të rëndë dhe duhet të operohet.

“Një goditje për komunitetin tonë në Reims. Arbër Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve të cilat zbuluan një këputje të ligamenteve të kryqëzuara” – thuhej në njoftimin e klubit. Por një gjë të tillë në një prononcim për Insportin e ka mohuar kategorikisht babai i Arbërit, Avni Zeneli.

“Arbëri ka lëndu gjurin por nuk ka këputur ligamentin, absolutisht jo nuk i ka këputur ligamentet” – tha Avni Zeneli, babai i Arbërit.

Ndryshe, Zeneli u ankua edhe për tituj e gazetave duke thënë se po e transmetojnë lajmin për lëndimin gabimisht.

“Adhuresë të nderuar të Arbërit.Arber Zenelie ka një lendim kogja serioz, por jo ashtu si po e transmetojnë disa gazeta e medie sociale nuk e ka këputur legamentin nuk ka lidhje me legamentin jo” – shkroi në profilin e tij, Avni Zeneli.

Kujtojmë se, ylli i Kosovës e pati një lëndim të tillë edhe në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës për gati një vit.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane