Lajme

Babai do t’ia dhurojë veshkën djalit, por duhen 23 mijë euro operacionin

Berat Sefedini nga Mitrovica vuan nga një sëmundje e veshkës dhe operimi në Turqi po i kushton 23 mijë euro.

Baba i Beratit do ta dhuroj veshkën e tij për të birin, por operimi për transplantimin e veshkës nuk mund të kryhet në Kosovë prandaj familjarët kërkojnë ndihmë për sigurimin e të hollave.

“Me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontriboj sado pak, për ta shpëtuar vëllaun tonë”, thuhet në postimin e familjarit të tij.

Të dhënat për të ofruar ndihmë financiare i gjeni më poshtë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë sa të vështirë e kemi ta bëjmë këtë thirrje publike, por nuk kemi rrugë tjetër, për ta shpëtuar vëllaun tonë Beratin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.

Vëllau ynë i dashtun Berati, 35 vjeçar, vuan nga një sëmundje e veshkës. Baba i Beratit do t’a dhuroj veshkën e tij për të birin, por operimi për transplantimin e veshkës duhet të kryhet në Turqi pasi që nuk mund të kryhet në Kosovë.

Çmimini operacionit është 23 000€, të cilën ne si familjarë nuk kemi mundësi ta mbulojmë.

Prandaj, me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontriboj sado pak, për ta shpëtuar vëllaun tonë.

E dijmë se ne sdo të mund tua kthejmë kurrë por do të lutemi gjithë jetën tonë që All-llahu t’ua shpërblej me të mirat e tij kontributin tuaj.

Secilin donacion mund ta dërgoni në të dhënat e bashkangjithura më poshtë.

XK051305003600572811 – BPB

Nga thellësia e shpirtit, FALEMINDERIT!

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë