Lajme

Babai dhe vëllai i dëshmorëve, vet veteran i zhgënjyer e dorëzon certifikatën

Ukë Uka, nga fshati Carravik i Klinës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës babai i dëshmorit Halil Uka dhe vëlla i dëshmorit Latif Uka, i zhgënjyer nga fakti se certifikatën e veteranit të UÇK-së e kanë marrë edhe njerëz të cilët nuk kanë Iuftuar fare, e ka dorëzuar atë.

Ai ka hequr dorë nga të qenit veteran, pasi që është shumë i zhgënjyer.

Ukë Uka tregon se vetëm në fshatin e tij janë rreth 70 persona të cilët i gëzojnë privilegjet pa qenë fare ushtarë të UCK-së.

Sipas tij certifikatën e veteranit e kanë marrë edhe njerëz që janë kthyer nga Gjermania pasIuftës dhe nuk kanë liuftuar asnjë ditë.

 

“Unë ju kam ftuar këtu për shkak se djalin e kam dëshmorë, edhe vet jam kanë ushtar.

Kjo (certifikata) e jemja është e pavlerë, e djalit është me vlerë.

Tash na kanë ba të pamundshme me pas vlerë.

Janë ba shumë veteranë të rrejshëm dhe unë do e dorëzoj. Ki njerëz prej Gjermani që mas Iufte ka ardhë edhe u ba veteran.

Përpara ka pas vlerë tash nuk ka.

Ta kisha pas gjallë edhe certifikatën e tij e kisha doirëzu.

Të gjithë ata që I kanë marrë librezat pa Iuftu hiq e me rrena ish kanë mirë me dorëzu.

Çka don mi kallxu fëmijëve të vet, ose familjes të vet pa kanë hiq në Iuftë.

Turp është.

Sot në fshatin tem I ka 70 veteran pa prekë armë me dorë.

Jam I zhgënjyer qe 20 vjet me politikën.

As nuk kanë ardhë kurrë me na vizitu, as me na vet a keni me hangër.

Atëherë pe shoh që nuk janë në rregull senet, unë jam i zhgënjym me këta njerz”, tha ai.

Uka tregon se pasIufta ka qenë shumë e vështirë për të. Ai tregon se sa shumë I mungojnë djali dhe vëllai.

“Kanë qenë ditë të vështira për mua, dal në ara më delk pushim edhe vij e flas me ta, por përgjigje nuk kam prej tyre. Kam shumë dhimbje.

Jam me vaj në buzë gjithmonë dhe I kujtoj nejat me djalë e me vëlla

. 20 vite kan ë qenë si 200 vjet.

Pas Iuftës e fituam lirinë dhe menduam se gjithçka u rregullua.

Kam shumë për të treguar por ejani në odë dhe të tregoj gjatë për ta”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel