Lajme

Avokati i njohur shqiptar dhunohet barbarisht në mes të rrugës: E goditën me shkop bejsbolli

Një avokat është dhunuar barbarisht në lagjen Nr.4 të Sarandës menjëherë pas një procesi gjyqësor për çështje pronash.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në afërsi të portit të qytetit. Avokati Mario Mejdini, 39 vjeç, u nxor me forcë nga automjeti i tij nga tre persona, dy prej tyre të identifikuar me mbiemër Fufi nga Mamurrasi.

Policia lokale bëri me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Vetë avokati dha detaje për atë që kishte ndodhur, duke theksuar se sapo kishte dalë nga lokali, një makinë “Porsche” e zezë i kishte zënë rrugën dhe më pas kishte vazhduar dhuna.

“Isha te lokali i portit. Mora makinën për të dalë, te dera, një ‘Porsche’ e zezë më kishte zënë rrugën. Ndërkohë, në fraksion sekonde m’u sulën disa persona me hekura dhe shkopinj. Nuk i kisha parë asnjëherë. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi”, është shprehur avokati.

Ndërsa Policia e konsideroi ngjarjen për shkak të një konflikti të çastit, vetë avokati tha se xhaxhai i tij ishte në proces gjyqësor për çështje prone me fisin Fufi nga Mamurrasi.

“Unë personalisht nuk kam asnjë konflikt, por xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra, të cilët pretendojnë një pronë që xhaxhai im e ka me hipotekë. Jemi në proces gjyqësor, xhaxhai i ka fituar dy masat e sigurisë në Shkallë të Parë. Është rast i përsëritur, se përveç meje që më masakruan sot, kanë masakruar dhe para dy muajsh xhaxhain tim, Ilir Mejdini. Kanë masakruar dhe kushëririn tim, i kanë çarë kokën. Më kanë ardhur mua në Tiranë, poshtë shtëpisë, të më gjuajnë”, shtoi ai. Ai tha se gjithçka kishte ndodhur pas seancës gjyqësore që u zhvillua gjatë ditës së djeshme. “Unë kam nja 3-4 ditë që kam ardhur pasi kishim gjyq. Ndodhi pas gjyqit ky muhabet. Në Sarandë është situata shumë e rëndë nga bandat”, shtoi ai. sh.d

Postime të ngjajshme
Lajme

Valbon Krasniqi tregon nëse do të ketë sërish mbyllje totale pas rritjes së rasteve me COVID-19

Lajme

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin