Lajme

Avdyli, shkarkimin nga LDK e ka quajtur një lloj hakmarrje e ulët ndaj tij

Haxhi Avdyli, e ka quajtur një lloj hakmarrje ndaj tij vendimin e Degës së LDK-së për ta shkarkuar nga të gjitha pozitat.

“Jemi çuditur me vendimin sepse kemi shpreh vullnetin publik. Ai akt po duket akt i ulët politikë. I ngjan një lloj hakmarrjeje të ulët. Nuk mërzitemi. Është mënyrë e një mendësie të vjetër të diferencimit. Tani edhe është koha që t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Avdyli.

“Isa Mustafa, Agim Veliu dhe disa të tjerë me lojëra e kanë dëmtuar vullnetin e qytetarëve. Vjosa Osmani është anashkaluar, përjashtuar dhe tash fyhet. Albin Kurti… mund të kemi mospajtime të ndryshme. Ai ishte më i votuari… Nëse vendimi im për të mos e votuar shkarkimin e Kurtit, është punë kundër LDK-së jam krenar”.

Ai i ka quajtur të paskrupullta deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Të flasë nënkryetari, ministri i MPB dhe të përçmojë vetit fizike të dikujt nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit tonë. I fyeri të fyen. Agimi ka nervozë të madhe dhe po e sheh se koha e tij po mbaron. Gjenerata e politikanëve të rinj ku bëjnë pjesë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dita për ta po vjen”.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Ma mirë s’po foli”, Vlora Çitaku me status misterioz

Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Lajme

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën