Lajme

Avdullah Hoti, sot merr pjesë në Samitin e Sofjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot merr pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Për shkak të pandemisë me COVID 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ahmeti: Janë 2 arsye që qytetarët janë deklaruar që s’e marrin vaksinën anti-COVID

Lajme

KQZ publikon rezultatet, nga kaq vota kanë marrë kandidatët për kryetar të Podujevës e Mitrovicës së Veriut

Lajme

Shtëpia të cilën s’po guxon ta blejë askush

Lajme

Ish-presidentët e SHBA-së dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-Covid