Lajme

Avdullah Hoti pranon letër nga Donald Trump, kjo është përmbajtja

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Qeverisë që letrën e ka publikuar në Facebook.

Kjo është përmbajtja e letrës:

Shtëpia e Bardhë

Uashington

22 shtator 2020

Shkëlqesisë së tij
Avdullah Hoti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

I dashur z. Kryeministër,

Faleminderit për librin dhe që m’u bashkove mua së fundi në Shtëpinë e Bardhë.

Unë e çmoj dhe e ndaj me ju zotimin tuaj të palëkundur për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Unë pres të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin mes vendeve tona dhe ua dërgoj urimet më të mira juve dhe popullit të Kosovës.

Sinqerisht

(nënshkrimi)

Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri.

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

LajmeSport

Djali i Behxhet Pacollit sfidon shahistin më të mirë në botë, Karpovin