Lajme

Autobusi e bën për spital këmbësorin në Prishtinë

Një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas Borovcit, me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal. /Reporteri.net

https://video.gjirafa.com/video-1635778706-mp4

Related posts
Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *