Lajme

Australi, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në shtetet australiane të Uellsit të Ri Jugor (NSW) dhe Kuinslend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi për shkak të zjarreve në këto rajone u dogjën 21 shtëpi.

Shërbimet e zjarrfikësve në të dy shtetet konfirmuan se dje zjarret prekën të paktën 100 zona, prej të cilave në 51 janë ende në flakë.

Për shkak të këtyre zjarreve janë djegur të paktën 21 objekte, ndërsa janë evakuuar një mijë persona.

Në dy shtete australiane është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa banorët në rajonet ku gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk priten reshje shiu janë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të reja, transmeton express.

Në terren janë angazhuar aktualisht qindra zjarrfikës të cilët tentojnë të vënë nën kontroll zjarret.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat