Sport

Augero flet për të ardhmen e tij në sport

Sulmuesi argjentinas dihet se do të jetë pa kontratë në fund të sezonit aktual, dhe pasi nuk ka asnjë shenjë nga Manchester City që është i gatshëm të hapë diskutimet mbi një marrëveshje të re, dyshimet mbi të ardhmen e tij kanë filluar të shfaqen.

“Unë e përfundoj kontratën time në fund të sezonit dhe nuk di çfarë të bëj akoma. Gjëja e parë që dua të bëj është të luaj, dhe në fund të sezonit, do të shohim”, u shpreh Aguero, transmeton lajmi.net.

Aguero u pyet gjithashtu në lidhje me marrëdhëniet e tij me menaxherin e Pep Guardiola. Sulmuesi i Cityt ishte plot lavdërime për trajnerin e tij, duke pretenduar se shumë klube të Premierligës janë përpjekur të kopjojnë stilin e tij.

“Ai është shumë i detajuar. Me të, është përmirësuar futbolli dhe shumë skuadra të Premierligës kanë dashur të kopjojnë stilin e tij. Ai është shumë i mirë”, tha Aguero.

Aguero mund të rikthehet në formacionin startues më 21 shkurt, atëherë kur edhe Man City do të luajë kundër Arsenalit./RTK/

Postime të ngjajshme
Sport

Nga porta në sulm, të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren – ja pse Reja ka një super skuadër

Sport

Emir Sahiti shënon gol në Kroaci

Sport

Nesër takimi i 30-të mes Prishtinës dhe Llapit: Forma momentale e skuadrave dhe rezultatet nga 29-të ndeshjet e kaluara

Sport

Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë