
Skuadra e Ferizajit ka vazhduar me seancat stervitore ditën e sotme në njè atmosferë fantastike, njofton faqja e klubit.
Ky është njoftimi.
Atmosfera në maksimum.
19.08.2019 - Ferizaj; Sot skuadra jonë ka mbajtur stërvitjen e rradhës, pas fitores së madhe në udhëtim ndaj Dritës dje në javën e parë në Ipko Superligën e Kosovës.
Atmosfera brenda klubit eshtë e mrekullueshme, dhe futbollistët së bashku me shtabin teknik dhe trajnerin kanë premtuar angazhim në çdo ndeshje, që të arrijmë suksese që qyteti ynë dhe tifozeria 'Ujqit' i meritojnë.
Këta djelmosha na kanë bërë krenar të gjithëve me paraqitjen e tyre dje, andaj edhe mbështetja jonë nuk duhet të mungojë në ndeshjet e rradhës, që të vazhdojmë me rezultate pozitive.
FC FERIZAJ.