Sport

“Atletja më seksi në botë” do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios

Alica Schmidt e cila është cilësuar si “atletja më seksi në botë”, zyrtarisht do të shkojë në Lojërat Olimpike të Toksios.

Ylli gjerman i vrapimit në terren, për herë të parë mori titullin si “atletja më seksi në botë” rreth 4 vite më parë.

“Tokyo po thërret. Unë jam duke shkuar në Lojërat Olimpike”, shkroi ajo krahas një fotoje në Instagram.

“Ende më duket joreale! Unë jam shumë mirënjohëse dhe në të njëjtën kohë e entuziazmuar për të përjetuar diçka që e kam ëndërruar që kur fillova të gjithë këtë!”

Sipas Daily Star , Schmidt do të garojë në ekipin gjerman në stafetën 4×400 për femra dhe stafetën e parë të përzier 4×400.

Atletja e sponsorizuar nga Puma ka qenë konkurrente për vite me radhë, pasi kishte fituar medalje argjendi në Kampionatin Evropian të Atletikës nën-20 në stafetën 4×400 në 2017.

Ndërsa Schmidt ka rreth 1.7 milion ndjekës vetëm në Instagram, ajo mban një qëndrim modest në lidhje me statusin e saj “më seksi në botë”.

“Nuk e di pse e mora këtë titull. Sporti vjen i pari,” ka thënë ajo për Daily Star. “Ka mijëra vajza në Instagram që janë shumë të bukura dhe ende nuk kanë aq shumë ndjekës.”

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri