Sport

Atletico triumfon në derbin e javës kundër Barcelonës

Është mbyllur ndeshja kryesore e javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, shkruan “Zeri.info”.

Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Simeone kanë triumfuar minimalisht 1:0 ndaj Barcelonës në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Carrasco në minutën e fundit të pjesës së parë, pasi që shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit katalanas, Ter Stegen.

“Blaugrana” nuk pati forcë të rikthehet në lojë dhe ta sigurojë të paktën një pikë nga ky duel.

Me këtë fitore, Atletico ndodhet në vendin e dytë në La Liga, kurse Barcelona gjendet në vendin e 10-të.

Ndeshjen e radhës, Atletico Madrid luan në udhëtim te Valencia, kurse Barcelona e pret në shtëpi Osasunan.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Sport

75 minuta në ndeshjen Prishtina – Feronikeli, ky është rezultati në “Fadil Vokrri”

Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental