
Atletico Madrid e ka eliminuar Barcelonën në takimin e sontëm në kuadër të Super kupës spanjolle, shkruan BlicMedia.
Skuadra e Diego Simeone ka shënuar fitore me rezultatin 2:3.
Golat i shënuan Messi dhe Griezmann për Barcelonën ndèrsa për Atl Madridin kanë shënuar Koke, Morata (penalti) dhe Correa.
Në finale Atletico do të përballet me Real Madridin. /BlicMedia.net