Sport

Astrit Selmani “i zë në gjumë” kundërshtarët, realizon gol në sekondën e 26-të

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ka realizuar gol në sekondat e parë të ndeshjes së Hammarbyt.

Hammarby është duke u përballur me Orebron në udhëtim në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit suedez, shkruan Demokracia.com.

Selmani zhbllokoi shifrat në sekondën e 26-të të takimit, duke përfituar nga një lëshim në mbrojtjen vendase.

Accam, bashkëlojtari i Selmanit përfitoi nga një gabim i mbrojtësve duke asistuar për te futbollisti kosovar i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Astrit Selmanit:

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu i pritën “Dardanët” ekipin olimpik të xhudos

Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko