Sport

Astrit Hafizi kritikon ashpër Kombëtaren e Shqipërisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, u duk kritik me skemën dhe zgjedhjet e trajnerit Edi Reja.

Në studion e “Kuq e Zi” në “Supersport”, Hafizi shprehet se ekipi nuk bëri asgjë, nuk ndërtoi, dhe nuk kishte shpirt në këtë ndeshje.

NDESHJA – Ne nuk kishim as shpirt, asgjë në këtë ndeshje. Si mund të merret një pikë në një vend si Franca. Armenia me të vërtetë humbi 3-1, por tregoi një shpirt ndaj Italisë, shënoi e para. Kjo është ajo që mund të marrë një indicie nga një ekip që është në rritje. Ne nuk po bëjmë rritje, por jemi në ulje, gjithmonë e më shumë.

ROSHI NË TË MAJTË – Roshi? E thashë në fillim se kam dyshim te Roshi dhe Hysaj. Nëse do laush në këtë mënyrë, duhen edhe lojtarët e tillë. 3 mbrojtësit e qendrës, djathtas dhe majtas, në veprimet mbrojtëse duhet të kenë një hapësirë për të bërë dublime. Po të kishim dublime, do ishim më të sigurt. Me këtë sistem, duhen lojtarë të perfeksionuar. Mavraj, është për momentin jashtë loje. Me këtë skemë që luan Franca, pse duhet të luash me 3 mbrojtësa qendre? Një nga mbrojtësit duhet të hapet nga krahët, që ishin Lemar dhe Koman, dhe vjen një nga mesfusha më poshtë. Mua më duket sikur nuk është studiuar mirë Franca. Skema ndryshon edhe në varësi të kundërshtarit. Ne ishim përherë hapur, por më duket sikur nuk e kishim studiuar mirë. Edhe gjatë ndeshjes, ndryshohet skema. Edhe 5 minutat e para, pse duhet të rrijë strikt Reja? Do doja një humbje si të Armenisë ndaj Italisë, me 10 lojtarë, se sa si një humbje e tillë kur nuk bëjmë asgjë. Ne nuk luajmë mirë në sulm, por nuk luajmë as në mbrojtje. Asnjë repart nuk është pika jonë e fortë. Edhe mesfusha u çorganizua, sepse mbrojtësi i djathtë, Ismajli luante me topa të gjatë, dhe mesfusha ikën dëm. Një trajner që vjen nga Italia, më mirë t’i mësojë të luajnë futboll, se të luhet kështu. Edhe diçka që mund të kishim ndërtuar, më duket se po e prishim.

PËRGJIGJET E REJAS – Kur je trajner i një ekipi kombëtar, dhe ke kaq shumë diferenca me kundërshtarë të tillë, je në qendër të vëmendjes. Ndonjëherë, ka disa përgjigje shabllone. Por, edhe sikur të mos shënoheshin dy golat e parë nga gabimet tona, ne nuk bëmë asgjë. Kjo është ideja, çfarë bëjmë ne. Gabimet janë pjesë loje, edhe do bëhen. Por, edhe në 15 minuta nuk shkuam në portë. Organizimi i lojës ishte shumë i vështirë. Nuk kemi lojtarë që mbajnë topin. Si do e pengojmë këtë kundërshtar që është shumë më lart se ne? Nuk është e gjetur të thuash se humbëm se i falëm dy gola atyre. Nëse kemi fituar vetëm me Baren dhe Gjasulën, e po mendojmë për perspektivën, kjo është gjë tjetër. /PANORAMASPORT.AL/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv