Sport

Astrit Ajeti: Ndeshjën Çeki – Kosovë, do ta vendosin nuancat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndeshja Çeki – Kosovë, është sfidë në të cilën do të luftohet për një biletë në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Kombëtares së Kosovës në këtë ndeshje i duhet vetëm fitorja për të shpresuar në kualifikim.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme nè një prononcim për BlicMedia, ka folur trajneri Astrit Ajeti.

“Mendoj se ndeshjën Çeki – Kosovë, do ta vendosin nuancat. Kam bindjen time që në këtë lojë nëse starton nga filimi do të shpërthej Edon Zhegrova, mendoj që ai do të jetë vendimtar”, ka thënë Ajeti.

“Unë mendoj që Cekia s’mundet me na mposht! Po jam ka i friksohna barazimit, kështu që nëse ne nuk marim gole në 30-të minutat e parë, besoj që do dalim fitimitarë nga kjo përballje. Edhe pse do të jetë shumë vështirë”, ka deklaruar trajneri Astrit Ajeti.

Kosova nesër do të përballet me Çekinë në Plzen nga ora 20:45, në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro2020”. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv