Auto/Tech

Aston Martin V12 Speedster me 700 kuaj fuqi dhe çmim prej një milion eurove

Vetëm 88 njerëz mund ta kenë mundësi, që ta blejnë këtë makinë kryevepër që nuk ka kulm

Megjithëse Geneva Motor Show është anuluar shkaku i coronavirusit, kjo nuk i ka ndaluar disa prej prodhuesve më të njohur që t’i prezantojnë modelet e tyre të parapara për këtë javë,

Në mesin e tyre është ehe Aston Martin, që e ka sjellë modelin V12 Speedster, që është i limituar në vetëm 88 njësi.

Kombinimi i pjesëve nga DBS Superlaggera dhe Vantage, të punuara me alumin, ka krijuar një platformë speciale, që në të ardhmen pritet të përdoret edhe në makina tjera.

Brenda e ka motorin me 5.2 litra që prodhon 700 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 292 kilometra në orë. Nga yero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për 3.5 sekonda.

Kjo nuk është shpejtësia me e madhe që mund ta arrijë ndonjë makinë, por duhet ditur se kjo makinë nuk ka kulm e as xham të përparmë.

Sikur është gjithë super-makinat edhe Aston Martin V12 Speedster nuk është i lirë, pasi ka çmim që fillon nga një milion euro, ndërsa pritet të lansohet gjatë vitit që vjen, me po këtë dukje shumë të mirë.

Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Facebook Messenger merr dizajn të ri

Auto/Tech

Samsung zbuloi Galaxy S20

Auto/Tech

Teknologjia po bën mrekulli, falë syzeve VE, nëna ritakon vajzën e saj të vdekur

Auto/Tech

Pamjet e para të Volkswagen Golf R të ri