Sport

“Asnjëherë nuk do luash për këtë klub sërish”, Ferdinand zbulon fjalët që Ferguson i tha yllit të Man United

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka zbuluar si Ruud van Nistelrooy ka zbuluar trajtimin e keq që Sir Alex Ferguson një herë ia bëri në humbjen ndaj rivalit, Manchester City.

Ish mbrojtësi i Manchester United ka diskutuar eksperiencën në rivalitetin ndaj Manchester, kur derbi i parë nuk shkoi sipas planit, transmeton lajmi.net.

Duke nënshkruar në vitin 2002, shija e parë e Ferdinand në derbin e Manchesterit ishte me humbje, ku u mposhten 3-1 nga City.

Van Nistelrooy nuk ishte në nivelin e duhur në atë lojë, ku u kritikua me të madhe nga Ferguson.

“U mposhten 3-1 me Shaun Goater që shënoi dy herë. Ishte derbi i parë që zhvillova dhe në atë moment realizova sa i madh ishte në dhomën e zhveshjes pastaj”.

“Hymë brenda dhe trajneri mbylli derën. Ishte i qetë dhe pastaj menjëherë u nervozua me të madhe. Ruud van Nistelroy që ishte Zot atëherë, hyri brenda me një fanellë të Cityt dhe me kujtohet sei Ferguson u çmend”.

“Ai e shkatërroi atë duke thënë “Nëse shoh ndonjëri nga ju me fanellë të Cityt, nuk do luani më asnjëherë për këtë klub”.

“Kjo është si ishte, ishte thjeshtë i zemëruar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në vitet e fundit, Man City ka dominuar dukshëm në Premierligë, me Unitedin që nuk e ka fituar kampionatin anglez që prej pensionimit të Ferguson.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme