Sport

Asnjë futbollist i Kosovës nga Ferizaj – a do ta kërkojë Labi shkarkimin e Challandes?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në muajin shtator në kuadër të ndeshjeve kualifikuese, fillimisht kundër Çekisë dhe më pas ndaj Anglisë

Në media është publikuar harta me prejardhjen e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, derisa selektori Challandes nuk ka ftuar asnjë lojtar që vjen nga Ferizaj, shkruan Reporteri.net

Duke ditur se ish-deputeti Labinot Tahiri bëri presion ndaj Qeverisë për të pasur një ministër nga qyteti i tij, nuk është larg mendësh që ai t’i kërkojë edhe shkarkimin e Challandes pas “injorimit” që i bëri Ferizajt.

Siqoqoftë, ani pse akoma nuk ka ardhur një reagim i tillë, ironi në këtë kuptim ka pasur nga shumë tifozë, të cilët komentuan në publikimin e hartës nga vijnë futbollistët.

Labi, ndërkohë, shquhet për deklarata populiste dhe lokaliste, me të cilat nuk kurseu as institucionin më të lartë shtetëror, Kuvendin./

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv