
Ajo e arritur të shtunën kundër Southampton, nuk ka qenë vetëm një sukses i rëndësishëm për Liverpool-in, që kryeson renditjen e Premier League me pikë të plota.
Me tri pikët e marra në “St. Mary’s Stadium”, trajneri Jurgen Klopp ka arritur në kuotën e 300 pikëve. Trajneri gjerman e ka realizuar këtë arritje në më pak ndeshje, 146, në krahasim me trajnerët e mëparshëm të “Të Kuqve”.
Klopp do të kërkojë të marrë tri pikët e radhës të shtunën e ardhshme, kur Liverpool-i i tij do të presë Arsenal-in në “Anfield” për javën e tretë të kampionatit anglez.