
Liverpooli është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës FA.
Skuadra e Jurgen Klopp është përballur sonte me Aston Villën në “Villa Park”, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja e fazës 1/32 i takoi “Të Kuqëve” me rezultat bindës, 1:4.
Në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri për Liverpoolin u inkuadrua në minutën e 61-të, derisa shkëlqeu më pas me dy asistime.
Shaqiri fillimisht shënoi për Sadio Mane, e më pas edhe për Mohamed Salah.
Por, natyrisht, asistimi për egjiptianin ishte më i bukur dhe mund ta shikoni në videon e mëposhtme.