Lajme

Asistentja e Donika Gërvallës harxhoi 755 Euro më shumë se maksimumi i tarifës veç për fjetje në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme, e drejtuar nga Donika Gërvalla Schwarz, njihet për huqjet e rënda dhe gabimet drejtshkrimore që paraqesin qëndrime jo-diplomatike. Sidoqoftë, kësaj here për MPJ-në e Gërvallës do të flasim për një huqje tjetër: shpenzimet jashtë vendit.

Donika Gërvalla përveç asistentes, ka edhe një Asistente Ekzekutive duke qenë ministre. Asistentja Ekzekutive e saj quhet Donjeta Cakolli.

Kësaj të fundit i doli një vizitë zyrtare për në Republikën e Turqisë më 15 qershor, në ditën e takimit të parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Ajo do të qëndronte deri më 20 qershor.

Në bazë të tarifave për udhëtime zyrtare jashtë vendit, në Turqi, Cakolli mund t’i shpenzonte nga 105 euro në ditë për fjetje. Ose, për pesë ditë, 525 euro.

Por, shifrat e Asistentes Ekzekutive të ministres Gërvalla Schwarz ‘fluturuan’ në përmasa enorme.

Periskopi kërkoi të dhënat e shpenzimeve të akomodimeve të znj. Cakolli për vizitën në Turqi që tregon për një gjë të tillë. Shifra e paraparë është tejkaluar frikshëm.

Cakolli i ka harxhuar plot 256 euro në ditë për fjetje, ose nga 151 euro më shumë për çdo ditë të kaluar në vizitën zyrtare në fjalë.

Vlera e plotë e akomodimit të znj. Cakolli ishte 1280 euro, ose 755 euro më shumë se që ishte paraparë në limitin e përcaktuar nga tarifat për udhëtimet zyrtare në Turqi.

Tejkalim të limitit të përcaktuar nga tarifat për udhëtime zyrtare ka bërë edhe shefi i Kabinetit të Donika Gërvallës, z. Sharr Jakupi.

Periskopi ka kërkuar në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, të dhënat e shpenzimeve edhe për z. Jakupi në Austri.

As atij nuk i dolën paratë maksimale që i jepte shteti. Për çdo ditë të kaluar në Austri, ai shpenzoi nga 10 euro më shumë, e që në total i mori buxhetit 40 euro më shumë se që ishte përcaktuar./periskopi

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19