Sport

Asambleisti i PSD-së ofendon rëndën Muriqin

Asambleisti i PSD-së në Prishtinë, Adrian Berisha ka zgjedhur që të përdorë një fjalor të ndyrë për të kritikuar yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Përmes një postimi në Twitter, Berisha e ka quajtur copë m**** Muriqin, transmeton Indeksonline.Duke e parë se në politikë nuk po merr shumë vëmendje, Berisha e ka zgjedhur këtë mënyrë për të fituar pak vëmendje.

“Vedat Muriqi, tu sei un PEZZO DI Merda. Tash qe je ne LAZIO besoj qe e kupton çka po du me te thone dhe kshtu nuk po menoj vec une, po edhe shume tifoz kosovar”, ka shkruar Berisha.

Por, Berisha duket se është penduar dhe e ka larguar postimin e tij nga llogaria e tij në Twitter.Vedat Muriqi nuk mundi të paraqitet për Kosovën mbrëmë për shkak se gjendja fizike e tij nuk është e mirë pasi nuk ka stërvitur gati dy muaj me ekip. Po ashtu Muriqi ishte i infektuar me koronavirus.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha

Sport

Feronikeli më në fund fitoi, tani kjo është skuadra më e dobët e 5 javëve të fundit në Superligë