Sport

As në Romë dhe as në Spartak të Moskës, Hysaj transferohet në këtë kampionat

Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, edhe pse largimi nga Napoli duket i pashmangshëm.Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk ka një marrëveshje të re për vazhdimin e saj.

Tani shkodrani është i lirë të nënshkruajë një para kontratë me ndonjë skuadër tjetër në mënyrë që t’i bashkohet në verë si futbollist i lirë.Nga ana tjetër Napoli po kërkon ndonjë blerës që të fitojë ndonjë milionë nga largimi i shqiptarit.

Roma dhe Spartaku i Moskës ishin dy skuadrat e interesuara për lojtarin, por duket se Hysaj nuk do t’i bashkohet asnjërës nga to.E ardhmja e shqiptarit pritet të jetë në elitën e futbollit francez Ligue 1, ku gjiganti Olympique Marseille po e dëshiron transferimin e tij.

L’Equipe ka raportuar se emri i Hysajt ndodhet në zyrat e klubit të madh francez dhe ata po synojnë transferimin e shqiptarit qysh në afatin kalimtar të janarit.Edhe për lojtarin Marseille është një opsion i mirë dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në bregdetin francez.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi