Sport

Arteta: Ju tregoj se si e binda Xhakën të qëndrojë te Arsenali

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mikel Arteta ka treguar se e ka bindur Granit Xhakën që të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në “Emirates”.

Xhaka ishte gati të largohej pas disa konflikteve me tifozët, në ndeshjen ndaj Crystal Palace, që i kushtoi edhe me heqjen e shiritit të kapitenit.

Agjenti i tij madje e konfirmoi se ka arritur marrëveshje me ekipin nga Bundesliga, Hertha Berlin, por shefi i Arsenalit ka zbuluar se Xhaka do të jetë në Arsenal.

“Unë doja që ai të dëgjonte nga unë mendimin tim për të, dhe se unë isha i gatshëm ta mbështesja dhe që isha i gatshëm ta shtyja klubin që të jetë edhe përkrahës i tij, sepse mendova se ai mund të ishte një lojtar me të vërtetë, me të vërtetë i mirë për ne dhe ai mund të shijonte duke luajtur nën mua në këtë klub futbolli”.

“Unë u përpoqa ta bind në atë mënyrë. Ai mendoi për këtë, ai pati një përgjigje shumë pozitive më pas, dhe unë mendoj se ai ndryshoi mendim” – ishin fjalët e Artetas.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv