Sport

Arsim Thaqi ka disa vërejtje për referin Genc Nuza

Malisheva dhe Gjilani janë ndarë baras për ndeshjen e tetë kampionale në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka pasur disa vërejtje për referin Genc Nuza dhe cilësoi Malishevën si skuadër me të ardhme të ndritur, shkruan Sheshi.info

“Unë mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. E kishim të vetëdijshëm se kë kishim kundër, një ekip që nuk i duhet shumë për të të dënuar”.

“Jemi një ekip e papërvojë, jemi duke punuar çdo herë e më shumë. Nuk dua ta komentoj punën e gjyqtarit, që realisht e them se dy ndeshje që ka referu ai në këtë sezon ka qenë shumë i dobët”.

“Sezonin e kaluar në Ligën e Parë nuk kam pasur asnjëherë probleme. Më kanë ardhë shumë mendime në këtë ndeshje rreth punës së referimit”.

“Normal që jemi të kënaqur me skuadrën, por normalisht ekipet e këtij lloji sikurse ne dënohen nga gjyqtarët, por sido që të jetë dikush tjetër i vlerëson këta. E ardhmja e Malishevës do të jetë shumë e ndritme”, është shprehur trajneri për Art Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit