
IPKO Superliga e Kosovës vjen këtë fundajvë me ndeshjet e javës së parë për edicionin 2019/20.
Ky edicion i garave pritet të jetë më interesant dhe më i kualitativ ka thènë trajneri dhe analisti i njohur i futbollit Arsim Prepolli për BlicMedia.
“Ka me qenë një edicion shumë interesant duke e marr parasysh se shumë klube janë përforcuar dhe kanë marr lojtar kualitativ në radhët e tyre. Tani mbetet të shihet se si do tja dalin t’i menagjojn trenerat tanë”, ka thënë fillimisht analisti i njohur Arsim Prepolli.
Prepolli më tej ka folur edhe për skuadrat favorite për titullin kampion i Superligës.
“Konkurenca do jetë shumë e madhe për titull kampioni. Unë mendoj që këto skuadra do jenë favorit për titull, Llapi, Prishtina, Feronikeli, Gjilani dhe Drita por nuk është qudi që mundet edhe ndonjë ekip tjetër prej planit të dytë, por rolin kryesor do ta luajn trenerat të cilët e kanë timonin në dorë, kush vozit më mirë ai do të dal triumfues”, ka deklaruar analisti Arsim Prepolli për BlicMedia.
IPKO Superliga e Kosovës nis garat e javës së parë për edicionin 2019/20, këtë fundjavë.