EURO 2020

Arsene Wenger me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

Ish-menaxheri i Granit Xhakës, Arsene Wenger ka thurrur lëvdata për të si ishte i ftuar në “Bein Sports” në kuadër të ndeshjeve të “Euro 2020”.

Ai u ndal të flasë për ish-lojtarin e tij, të cilin e solli tek Arsenali nga Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2016.

“Ndaj Francës, ai ishte fantastik, thjesht i mrekullueshëm, të gjitha vendimet e tij gjatë ndeshjes ishin të mira”, tha Wenger.

“Mendoj që ai ishte njeriu kryesor që bashkoi skuadrën e Zvicrës, ai që bëri gati trupat për luftë”, përfundoi Arsene Wenger.

Ndërkohë, për Xhakën po flitet se ai do të largohet nga Arsenali për në Romë, në pesë sezone me “The Gunners”, ai kishte regjistruar 220 paraqitje dhe kishte shënuar 13 gola.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar dy FA Cup, dy Community Shields dhe arriti në finalet e Europa League dhe Carabao Cup.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020