Sport

Arsenali rivalizon Milanin për huazimin e futbollistit të Barcelonës

Arsenali në janar do provojë huazimin e mesfushorit të Barcelonës, Riqui Puig.

“Topçinjtë” kanë nisur një sezon shumë të dobët duke fituar vetëm 20 pikë pas 16 ndeshjeve, transmeton lajmi.net.

Sipas AS, Arsenali ka nisur interesimin për ta huazuar Puig, që ka dështuar të gjejë vetën në formacionin e Ronald Koemanit.

Spanjolli ka zhvilluar vetëm 80 minuta, derisa pëlqehet edhe nga gjiganti italian, AC Milan.

Arsenali preferon mundësinë e huazimit me mundësi blerje në fund të edicionit.

Në karrierën e tij të Barcelona, Puig ka zhvilluar 19 ndeshje duke kontribuar me tri asistime.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani nuk ndalet, këto janë planet për merkaton dimërore

Sport

Edhe një tjetër futbollist i Kategorisë Superiore po vjen në Superligën e Kosovës

Sport

Zbulohet shuma marramendëse që McGregor do të fitojë nga UFC

Sport

Çfarë ndodhi me 12-vjeçarin që ishte bërë futbollisti më i ri profesionist në vitin 2009?