Sport

Arsenali në bisedime për shitjen e Xhakës, planifikohet edhe largimi i tre futbollistëve tjerë

Te Arsenali pritet të këtë ndryshime të shumta në skuadër për sezonin e ardhshëm, shkruan Zeri.info.

Matteo Guendouzi, Granit Xhaka, Lucas Torreira e Willian janë disa nga futbollistët që pritet të largohen.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, “Topçinjët” janë në bisedime me Marseillen për shitjen e Guendouzit.

Roma është në bisedime për transferimin e mesfushorit nga Kosova, Granit Xhaka.

Kurse, Torreira ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer në vendlindje, Uruguai.

Nga “Emirates” gjithashtu pritet të largohet edhe 32-vjeçari, Willian, i cili nuk ka bindur krerët e klubit londinez. .

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89