Sport

Arrihet marrëveshja përfundimtare, Lukaku te Chelsea për një shumë rekorde

Chelsea është shumë afër të mbyllë marrëveshjen me Interin për transferimin e Romelu Lukakut.

The Blues po insistojnë në vazhdimësi që të rikthejnë belgun në Stamford Bridge

Fabrizio Romano raporton se Chelsea dhe Lukaku janë një hap më afër marrëveshjes dhe gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.

Blutë e Londrës do të paguajnë 115 milionë euro, pa përfshirë asnjë lojtar në kartonin e sulmuesit belg.

Interi do të shikojë në anën tjetër për opsione të tjera për të zëvendësuar Lukakun, që për dy sezone ishte golashënuesi i tyre më i mirë.

Chelsea po ashtu tenton edhe për Jules Kounden e Sevillës dhe një mesfushor, për ty mbyllur kështu afatin kalimtar të kësaj vere.

Postime të ngjajshme
Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave