Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Milani siguron shërbimet e mesfushorit francez

Milani është skuadra më e mirë deri më tani në Serie A, ku pas 17 xhirove mbajnë vendin e parë me 40 pikë.

Por për të ndjekur titullin, trajneri Stefano Pioli ka kërkuar përforcime nga klubi dhe duket se drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën.

Transferimi i parë te Milani pritet të jetë mesfushori francez, Soualiho Meite nga Torino.

26-vjeçari që luan si mesfushor defensivë ka pranuar t’i bashkohet Milanit pasi e sheh si një hap të madh në karrierë.

Drejtuesit e dy klubeve kanë arritur marrëveshje për huazimin e Meites për gjashtë muaj.

Pas përfundimit të sezonit Milani ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 10 milionë euro.

Sky Sport Italia ka raportuar se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Meite këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje me Torinon ku ka realizuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës