Lajme

Arrestohet një grua në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

Stacioni Policor Jug në Mitrovicë, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, në vazhdimësi është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Me anë të një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se sot është arrestuar një grua e dyshuar për vjedhje.

Sot me datë 06.08.2021 policia në Mitrovicë ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.55/21, ku pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarën J.SH. shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ’’Vjedhje e rëndë’’.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën