Lajme

Arrestohen pesë të dyshuar për “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” në Gjilan.

Në njoftimin e policisë thuhet se F.A; F.R; R.Sh;, Sh.K; dhe S.S; janë të dyshuar gjatë implementimit të kontratës asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë arrit të sigurojnë dëshmi relevante se personat e dyshuar me iniciale;

(1. F.A; 2. F.R; 3. R.Sh;, 4. Sh.K; dhe 5. S.S; ) kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej 9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.

Tre të dyshuarit (komision) me iniciale (R. Sh.-Kryetar, SH .K. –Anëtar dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezentë “një menaxher të një punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender. Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 6,870.oo €+2877 €=9,747.oo€ (mbi rrugën e asfaltuar) dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive.

Sot me datën 05.07.2021 të dyshuarit e lartshënuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare.

Pas përfundimit të intervistave, është njoftuar prokurori i lëndës dhe me urdhër të tij, të dyshuarit me iniciale (1. F.A. dhe 2. F.R.) ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa të dyshuarit me iniciale (3. R.Sh., 4. Sh.K., dhe 5. S.S.) janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com./

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në kërkim, dyshohet se mashtroi për një rast të shërimit jashtë vendit, flasin Prokuroria dhe vetë ai

Lajme

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza tjera të vaksinës AstraZeneca

Lajme

Me kaq vite burgim mund të dënoheni për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike