Lajme

Arrestohen dy të dyshuar që grabiten një argjendari në Prizren e lanë të plagosur babë e bir

Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës e cila po mbahet në Kuvend.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Prizren”, tha Kurti, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.

Pasditen e së hënës, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.

Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

PK-ja ka njotuar se të plagosurit janë tashmë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. /Reporteri.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia