Sport

Aro Muric kthehet në portën e Adana me paraqitje të jashtëzakonshme

Arijanet Muric e ka rifituar vendin e titullarit tek skuadra turke Adana Demirspor.

Portieri i talentuar shqiptar pas gjashtë ndeshjeve në bankë, u paraqit në mesjavë në kuadër të Kupës së Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës e ka fituar besimin e trajnerit Vincenzo Montella i cili e ka hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Istanbul Basaksehir.

Adana Demirspor u mposhtë në Stamboll me rezultat 2-1, por Arijanet Muric ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.

22-vjeçari ishte në krye të detyrës duke pritur shtatë gjuajtje të skuadrës vendase dhe duke marrë vlerësimin më të madh nga ekipi i tij.

Portali i specializuar për vlerësimin e futbollistëve gjatë ndeshjeve, SofaScore e ka vlerësuar reprezentuesin kosovar me notën më të madhe nga skuadra e tij 7,8.

Sigurisht që paraqitja e tij fantastike sot ndaj Basaksehir i ka bërë të qartë trajnerit Montella se ai e meriton pozitën e startuesit para Kaplan.

Forma e mirë e Aros në dy sfidat e fundit është një lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjeve të muajit nëntor kur Dardanët përballen me Jordaninë dhe Greqinë.

Related posts
Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *