Sport

Armend Zemaj takohet me përfaqësuesin e ‘Xhebrailave’, ka një premtim për hapjen e stadiumeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e ‘Xhebrailave’, Korab Elshani për të diskutuar rreth çështjes së hapjes së stadiumeve për tifozë.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë vendim në lidhje me hapjen e stadiumeve, pavarësisht kërkesave të tifozëve të klubeve kosovare që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejtë.

Ministri Zemaj në këtë takim i ka premtuar përfaqësuesit të tifozëve suharekasë që pasi te behet verifikimi i situatës epidemiologjike ”do të kemi një përgjigje per tifozët”.

Njoftimi i plotë nga ‘Xhebrailat’:

”Kryetari i Xhebrailave Korab Elshani në takim me Ministrinë e Shëndetësisë z. Armend Zemaj.

Që nga fillimi i pandemisë, kur u mbyllen të gjitha, që nga lojërat e fundit të sezonës për FC Ballkanin. Gjithmonë ishim të zëshëm për hapjen e tribines sepse po na dëmtonte ne si tifozëri në çdo aspekt. Edhe pse nuk gjetëm përkrahjen e shumicës së tifozërive ne vazhduam gjithmonë ta ngrisnim zërin për hapjen e tribinave, si në Federatë po ashtu edhe në Ministri.

Sot gjatë këti takimi, Ministri na premtojë që pasi te behet verifikimi i situatës epidemiologjike do te kemi nje përgjigje per tifozët”.

Postime të ngjajshme
Sport

Nëntë ndeshje të mbetura, kjo është data kur mbyllet stinori vjeshtor në futboll

Sport

Kryetari i Lipjanit tregon pse Arbëria nuk po mund t’i luajë ndeshjet në stadiumin e qytetit

Sport

Liga e Veteranëve vjen sot me dy super ndeshje

Sport

Situata me COVID-19 por përkeqësohet, kampionati rrezikon ndërprerjen, FFK me mjek shtesë në stadiume