
Futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2020, Armend Thaqi ka vendosur që ta shfrytëzojë pushimin për një ngjarje të veçantë.
Ylli i Ballkanit është martuar me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Arizona Igrishta, përcjellë Gazeta Olle.
Lajmin publik e bëri vetë mbrojtësi përmes profilit të tij në rrjetin social facebook.
Thaqi e ka bërë njoftimin me një stil të veçant.
Ai postoi disa fotografi nga momenti i pas-kurorëzimit, teksa i përshkroi si “Game Over”.