Lajme

Armend Muja e pranon arrogancën, i kërkon falje zyrtares që e poshtëroi

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka reaguar pas një ngjarjeje që ka ndodhur sot në takimin e Komisionit për buxhet, punë dhe Transfere, ku ai shihet duke shfaqur një arrogancë me zyrtaren e administratës, e cila afrohet për t’i komunikuar diçka.
Zyrtarja që ka punë koordinimin gjatë mbledhjes dhe çështjet e tjera teknike, u trajtua keq nga deputeti.
Kur ajo afrohet t’i komunikojë diçka, Muja ia vendos dorën si STOP dhe i thotë të ulet, duke mos e dëgjuar fare çka për të thënë. Ajo ulet e poshtëruar, mirëpo nuk mbaron më kaq.

Muja kujdeset që ta qortojë zyrtaren, duke ia bërë me gisht dhe duke i folur ashpër. Nga kamerat, vërehet se ai i thotë të mos i afrohet më kur ai është ulur.

E lidhur me këtë, Muja ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa i ka kërkuar falje për këtë gjest.
Postimi i tij i plotë:
Reagim
Ngjarja e sotme në takimin e Komisionit për buxhet, punë dhe transfere e shkëputur në media e cila portretizon komunikimin tim me zyrtaren e Komisionit, është një ngjarje me të cilën nuk dua të karakterizohet personaliteti im. Gjatë seancës një nga zyrtaret e Kuvendit po propozonte forma se si të tejkalohej një ngërrç ndërmjet kërkesës së RTK-së për votim të shpejtë të raportit tremujor të shpenzimeve dhe nesh për një raport më të detajuar para votimit. Këto diskutime krijonin pak vështirësi në mbarëvajtje të seancës dhe diskutimeve nga deputetët.
Rrethanat të cilat sollën tek sjellja ime ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, përkundrazi janë mësim të jem shumë më i kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të Kuvendit. Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh.
Me respekt,
Armend Muja

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin

Lajme

Presidentja Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së

Lajme

KEDS njofton se cilat vende do të mbesin pa rrymë