Sport

Armend Dallku flet për përballjen ndaj Dukagjinit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prishtina nesër zhvillon ndeshjen e mbetur të javës së 2-të me të rikthyerin në Superligë pas 16 vitesh, Dukagjinin nga Klina.

Para kësaj sfide tejet të rendësishme ka folur trajneri Armend Dallku.

“Pas një ndeshje me Gjilanin, për mendimin tim mjaft të mirë brenda fushës nga lojtarët tanë, normalisht duke pasur edhe defektet e veta të lojës, por në fund të fundit është rezultati ai që është i kënaqshëm për neve dhe tash vjen testi tjetër, Dukagjini. Tani është komplet tjetër ndeshje dhe pothuajse tjetër karakter, sepse Gjilani ka qenë në krye të tabelës, ndërsa Dukagjini janë në fund. Kështu që duhet t’i qasemi në mënyrë tjetër kësaj ndeshjeje. Po ashtu po shpresoj që djemtë do të rikuperohen mjaftueshëm deri para ndeshjes, sepse kam thënë edhe pas ndeshjes me Gjilanin, se djemtë e kanë dhënë maksimumin pas një ritmi të lartë të ndeshjes, jo vetëm sipas meje, por edhe sipas analistëve dhe njohësve e dashamirëve të futbollit që e kanë cilësuar si të tillë. Pra, orët që i kemi në dispozicionin para fillimit të takimit, të rikuperohen të gjithë futbollistët dhe të paraqitemi, mos të them qindpërqindtë, por përafërsisht në atë nivel që u paraqitem me Gjilanin.”

“I kemi dy mungesa të theksuara, Januzi dhe Haliti. Janë mungesa mjaft të rëndësishme duke pasur parasysh se janë dy futbollistë me përvojë dhe që e njohin ekipin tonë mjaft mirë e duke e njohur edhe kampionatin. Mirëpo, e kam thënë edhe pas ndeshjes me Gjilanin, Prishtina nuk identifikohet vetëm me një individ, me një Januzi apo Haliti, sepse Prishtina i ka mbi 24 futbollistë dhe do të gjendet zgjidhja adekuate. Po shpresoj që ndryshimet që do të bëhen në formacion do të japin maksimumin, sepse edhe para ndeshjes iu kam thënë që ata duhet të më vështirësojnë mua punën që mos të fle natën, apo të mendohem mirë se kë të angazhoj në ndeshje. Kështu që besoj edhe ndryshimet që do të bëjë të japin maksimumin ashtu siç e bënë edhe me Gjilanin”, ka thënë kryetrajneri, Armend Dallku, ka deklaruar Dallku për faqen zyrtare të klubit. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv