Lajme

Ariu i Prizrenit sërish në aksion, mbyt 14 krerë dhi në lagjen “Kurilla”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ariu është rikthyer sërish në aksion në qytetin e Prizrenit. Në pesë ditët e fundit ka mbyrut në lagjen “Kurilla” 14 krerë dhi të një fermeri.

Për rastin në fjalë është informuar policia dhe organet tjera të cilat kanë dal në vendngjarje.

Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka konfirmuar rastin.

“Po është e vërtetë që ariu është shfaqur sërish në ditët e fundit dhe ka mbytur 14 krerë dhi. Është shfaqur me datë 5 shtator dhe një herë ka mbytur disa, më pas disa të tjera. Me t’u informuar policia nga fermerët që kanë pësuar dëme ka dale menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

Kujtojmë se në fshatin Pousk të Prizrenit pronarit të deleve Ramell Demiri ariu dyshohet se ia kishte mbytur 28 copë .

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë.

E ariu problematik i Prizrenit ‘debutimin’ e tij të parë e kishte bërë në muajin prill të këtij viti.

Më pas ishte bërë jo pak debat nëse duhet të mbytet ariu apo jo.

Inspektorati i Agjencionit të Pyjeve, kishte dhënë autorizim për vrasjen e ariut, pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e kësaj komune, por Ministria e Bujqësisë kishte thënë se ariu nuk do të vritet.

Kujtojmë se Reporteri.net kishte zhvilluar një intervistë me drejtorin e Parkut Nacional “Sharri” Bajram Kafexholli i cili kishte treguar sa arinj gjithsejtë janë në rajonin e Prizrenit dhe sa në gjithë Parkun, ndërsa ka treguar se tre arinj po lëvizin afër vendbanimeve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat