Sport

Arineta Mula, shqiptarja e parë që përfundon Ultra Trail du Mont Blanc!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vrapuesja nga Kosova, Arineta Mula përfundon edhe një sfidë të radhës.

Kësaj here merr pjesë në Ultra Trail du Mont Blanc, që eshtë gara më e vështirë dhe njëherit më e rëndësishme e Ultra Trail World Tour – përmbledhjs e të gjitha garave ndërkombëtare në kuadër të Trail Run.

Pjesë e Ultra Trail du Mont Blanc janë vrapuesit elitar, pjesë e së cilës elitë i është bashkangjitur tashmë edhe Arineta Mula, duke u bërë pjesë e historisë edhe për Kosovën dhe shqiptarët si një vrapuese elitare.

Arineta është shqiptarja e parë që përfundon me sukses garën prej 99.24Km me ngjitje totale prej 6156m.

Vlen të përmendet se këtë garë e kanë filluar gjithsej 2132 garues, prej të cilëve 542 nuk e kanë përfunduar garën/apo janë dorëzuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv