Lajme

Arifaj, të fokusohemi në dialog dhe të kërkojmë ulëse në OKB

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se duhet të fokusohemi në dialog dhe të kërkojmë ulëse në OKB.

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, komenton se çfarë fshihet pas dokumenteve që janë paraqitur në publik ditëve të fundit e që flasin për ndryshimin e kufijve, ka thënë se këto dokumente nuk duhet ta frikësojnë Kosovën për të qenë pjesë e dialogut.

Sipas Arifaj, dokumente të tilla mund të paraqiten edhe më tej.

“Ndoshta ka qenë e pritur që me intensifikimin e zërave për vazhdimin e dialogut se do të ketë nonpaper të tillë qoftë për ta matur opinionin qoftë për të përhapur frikë. Ajo që është me rëndësi është që të gjithë janë distancuar më herët, francezët, gjjermanët, amerikanët dhe BE.

E dyta që ndoshta ja vlen të kthehemi edhe të reagimi i presidentes që nuk guxon kjo të na frikësojë, në dialog duhet të marrim pjesë. Non-paper të tillë mund të presim që të dalin ende. Një gjë që do ta bëjnë këta lloj ‘non-paper’, është që nuk do të lënë asnjë temë tabu. Kjo nuk duhet të na frikësojë prej dialogut”, tha Arifaj.

Ai thotë se kjo nuk është nga ndonjë ide e mëhershme.

“Kjo ka disa ide të reja, të padëgjuara ndonjëherë për të cilat, nuk ja vlen të diskutohen, ka ide të rrezikshme. Do të ketë provokime të tilla dhe nuk duhet të na dekurajojnë prej dialogut, por duhet të jemi pjesë e dialogut dhe të kërkojmë njohjen, ulëse në OKB”, shtoi Arifaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë