Sport

Arifaj: Isha në bisedime me dy skuadra, por Onix nuk më la të lirë

Sulmuesi i njohur, Granit Arifaj do të mbetet deri në fund të sezonit tek Onix.

Zërat që ai mund t’i bashkohet Drenicës janë shuar nga vetë futbollisti.

Arifaj në një intervistë për “Olle”, ka thënë se përveç Drenicës ishte në bisedime edhe me Istogun, por që Onix vendosi të mos e liroj nga skuadra.

“Po, është e vërtet kam qenë në bisedime me Drenicën dhe Istogun, por Onix vendosi të mos më liroj nga kontrata dhe do të mbetem këtu deri në fund të këtij sezoni”- u shpreh futbollisti.

Ai poashtu tregoi se nesër kryesia e Onix do të ketë një mbledhje të rëndësishme me stafin dhe futbollistët ku do të merren vendime të rëndësishme në lidhje me vazhdimin e sezonit.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi