Sport

Aridon Bllaca huazohet tek Vllaznia e Pozheranit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Portieri i dalur nga akademia e klubit, Aridon Bllaca, huazohet tek skuadra e Vllaznisë së Pozheranit.

Portieri 18 vjeçar, produkt i shkollës së futbollit, do të kaloj në huazim një vjeçar tek skuadra e Vllaznisë, me ç’rast ai pritet ti ketë hapsirat e nevojshme për fitimin e përvojës dhe vazhdimësinë e ndeshjeve, për të cilën është jetike për një futbollist të ri sikurse Bllaca, në formimin e tijë dhe rritjen si futbollist.

Kujtojmë se Bllaca tek Vllaznia e Pozheranit do të gjejë treshen e futbollistëve, Dubova, Mustafa e Aliu, të cilët ditën e djeshme gjithashtu u huazuan tek e njejta skuadër.

Klubi i dëshiron sukses Aridon Bllacës në skuadrën e tijë të re, ku ekipi i Gjilanit pret paraqitje pozitive nga portieri i ri, njofton klubi i Gjilanit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv